Vdes Albert Rohan, ndërmjetësuesi austriak në bisedimet për statusin e Kosovës

Ka ndërruar sot jetë ish zëvendës-ndërmjetësuesi austriak në bisedimet për statusin e Kosovës, Alber Rohan.

Ai konsiderohej si mik i madh i Kosovës, teksa lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, transmeton lajmi.net.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook tha se Kosova do ta kujtojë përgjithmoneë Rohanin për aftësinë e tij të jashtëzakonshme intelektuale e diplomatike.

Ky është postimi i plotë i tij:

Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut të Kosovës Albert Rohan, njërit nga gjigantët e diplomacisë evropiane dhe nga paqebërësit më të aftë në Ballkan. Do ta kujtojmë përgjithmonë për aftësitë e tij të jashtëzakonshme intelektuale e diplomatike, ndërsa unë personalisht do ta kujtoj për përvojën që kam pasur rastin ta përfitoj nga ai gjatë shumë viteve të bashkëpunimit të ngusht.