Berisha reagon pasi u godit nga një qytetar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori fjalën teksa u ngjit në podiumin para protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Berisha reagoi me ashpërsi pasi u godit nga një qytetar teksa marshonte drejt bulevardit, duke thënë “Poshtë Edi Rama”.

“Populli i opozitës, populli i fitores. Poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët. Ne do të triumfojmë. Rroftë opozita shqiptare. Nderim ju që jeni sot këtu së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelëve. Nder përjetë, popullit protestues”, u shpreh Berisha.

Një qytetar ka sulmuar Berishën mesditën e sotme, teksa ai ishte duke ecur në krah të Ilir Metës drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

Mësohet se qytetari e ka goditur Berishën me grusht në fytyrë dhe kryedemokrati është gjakosur.

Situata aktualisht në protestë është e tensionuar, pasi mbështetës dhe simpatizantë të PD-së kanë dhunuar agresorin.

https://www.fokusi.info/incident-ne-protesten-e-opozites-qytetari-godet-me-grusht-sali-berishen/lajme/