Berisha shënon në humbjen e Western United (video)

Besart Berisha duket se po gjen formën e tij më të mirë dhe ka shënuar ditën e sotme golin e tij të dytë në tre ndeshje në A-League.

Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e 66-të, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Por goli i Berishës nuk mjaftoi për ekipin e tij të Western United, pasi Melbourne City, triumfoi me shifrat 1-2.

Pas tre javësh të luajtura, Western United renditet në vendin e pestë, në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Melbourne është i dyti, me shtatë pikë.