Berisha shkarkon Bashën, fjala e fundit në referendumin e 18 dhjetorit

Delegatët e pranishëm në kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, votuan këtë të shtunë për të shkarkuar kryetarin Lulzim Basha.

Kanë votuar 4491 delegatë, prej të cilëve pro shkarkimit 4446. Kundër 36 dhe 9 delegatë e kanë nxjerrë të pavlefshme.

Megjithatë, fjala e fundit i mbetet referendumit të thirrur për datën 18 dhjetor, ku çdo anëtarë i partisë në të gjithë vendin do të votojë për të ratifikuar votimin e të shtunës./A2/