Grenell: Çështjet politike do të zgjidhen nga palët

Ambasadori Amerikan në Gjermani, njëherazi i dërguari për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell, e ka vënë sërish theksin në heqjen e tarifës, si hapi për zgjidhjen e krizës dhe dialogut politik mes dy vendeve.

Përmes një postimi në tuiter, Grenell është shprehur se çështjet politike do të zgjidhen nga vetë palët, jo nga Uashingtoni.

Postimi i Grenell  

Uashingtoni është i fokusuar në zhvillimet ekonomike dhe punësimin – ne besojmë se kjo është injoruar në dialog. Por ne nuk mund të ndihmojmë kur tarifat e qeverisë kosovare vazhdojnë ta pengojnë Kosovën. Fillimisht ato duhet të hiqen. Gjithashtu, çështjet politike do të zgjidhen nga palët, jo nga Uashingtoni.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1236326189653991425?s=19