Berisha shpallet lojëtar i ndeshjes, shpërblehet me veturë nga presidenti i klubit (foto)

Akhmat Grozny ka barazuar ndaj Tambov 1:1 në kuadër të Premierligës ruse.

Ekipi i Bernard Berishës, Akhmat Grozny ishte duke humbur, kur reprezentuesi kosovar realizoi një gol të bukur në minutat shtesë për t’ia dhuruar një pikë ekipit të tij.

Berisha u shpall lojtari i ndeshjes, por ky nuk ishte i vetmi lajm i mirë që mori kosovari.

Ai u shpërblye edhe nga presidenti i klubit, Ramzan Khadirov me veturë për perfomancën e tij. Bernard Berisha e bëri të ditur këtë në llogarinë e tij në Facebook.