Berisha: Sot u rikonfirmua vullneti politik i Kurtit dhe Osmanit për ta kapur plotësisht drejtësinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se Blerim Isufaj s’do të mund të bëhet Kryeprokuror.

Lidhur me këtë ka reaguar gazetari Ridvan Berisha përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ai, ka shkruar se nëse dikush në Kosovën e djeshme dhe të sotme në politikë shquhet për linçime, gjyqe publike e njollosje janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Berisha ka thënë se me sot u rikonfirmua vullneti politik, tepër shqetësues i Kurtit dhe Osmanit për ta kapur plotësisht drejtësinë.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Nese dikush ne Kosoven e djeshme e te sotme Politike shquhet, veçohet per gjyqe publike, linçime, njollosje e çka tjeter, qe u ka bere oponenteve, figurave te ndryshme, medieve, ata quhen Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

E sot, po ky njeri i mbingarkuar me urretje, me zero pergjegjesi e pjekuri politike, bashke me shpuren e tij, bene sulme ad hominem mbi prokurorin Blerim Isufaj.

Sistemi eshte i mire vetem atehere kur ai i shkon vaj Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.

Me sot, u rikonfirmua vullneti politik, teper shqetesues, i Kurtit e Osmanit, per ta kapur plotesisht drejtesine!

Prokurore e gjyqtare mos e dorezoni pushtetin tuaj te pavarur!

Sot ju u kercenuat publikisht nga Kurti.

Eshte shokues fjalori i sotem i kryetarit te Qeverise, paralajmerim pikellues mbi te ardhmen e sistemit te drejtesise!