Ymeri- Kurtit: Arsyeja e ndryshimit veç pse je kryeministër është e gabuar

Anëtari i PSD-së, Visar Ymeri në BlicInterview ka komentuar ndryshimet e Albin Kurtit që nga ardhja në krye të qeverisë.

Ai thotë se tash nuk e njeh Kurtin dhe nuk e di se cili ka ndryshuar.
‘’Gjatë këtij rrugëtimi politik kam pa që ka ndryshim te Albini. Unë pyes se cili Albin. Ablini i VV-së apo kryeministri?. Arsyeja e ndryshimit vec pse je kryeministër është e gabuar. Kjo i bjen braktisje e një trashëgimie të pasur e të bujshme që e ka pas VV.

Ka ndryshime substanciale. Në njërën anë ka ndryshim të Albinit si Kryeministër prej cka ka thënë Albini për institucionin se si udhëhiqet institucioni publik. Tash kur përgjigja e Albinit se a ka ndryshu pse është bërë kryeministër më shumë kam pa ndryshim të personit sesa të politikave.

Ka ndryshuar karshi dialogut, flamurit, orientimit madhor të Republikës së Kosovës’’, tha Ymeri.