Berisha: Vendim i koordinuar, KFOR-i ka edhe planin B

Pas largimit të KFOR-it nga Zveçani, situata atje po vlerësohet e ndjeshme por jo tensionuese.

Anëtari i Komisionit për Siguri, Hisen Berisha deklaroi sot se ky vendim është i koordinuar në aspektin politik jo vetëm ushtarak.

Berisha thotë se KFOR-i ka një plan B në rast të tensionimit të situatës.

“KFOR-i si forcë profesionale e ka analizuar situatën dhe e ka vlerësuar në aspektin e sigurisë që prezenca e tyre nuk është e nevojshme aty, edhe pse mendojë që situatën atje e konsiderojë të ndejshme. Në këto veprime ushtarake gjithmonë është edhe plani B, që në rast tensioni, KFOR-i të merr masa. Ky vendim është koordinuar edhe në aspektin politik jo vetëm vlerësimit ushtarak”, thotë Hiseni.

Nga serbët pritët tensionim të situatës, thotë Berisha.

Deputeti i PDK-së tha se duhet të mbyllët çdo alternativ nga Qeveria për de-eskalim nga serbët në veri.

“Çdo rrethanë serbët do t’i zbatojnë politikat destruktive të Beogradit, por nga ana jonë duhet të mos krijohet asnjë hapësirë që ata t’i realizojnë ato forma të hyrjes në raport me Kosovën. Çdo veprim politik duhet të jetë i harmonizuar me institucionet e sigurisë, që të merr Qeveria vendime të duhura e jo emocionale, politike”, u shpreh Berisha.