Bërnabiq reagon ndaj deklaratave të Metës për Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Sarajevë ka kërkuar nga Bosnja e Hercegovina (dhe të tjerët), të njohin realitetin në Kosovë.

“Është realitet se Kosova është vend i pavarur dhe sovran”, ka thënë ai para se të fliste kryeministrja serbe, Bërnabiq.

“S’kemi si të shtiremi sikur kemi bashkëpunim të mirë rajonal nëse disa nga pjesëmarrësit e SEECP-it bëjnë gjithë çfarë munden për të përjashtuar disa shtete nga mundësia që të kenë dobi nga nisma rajonale”, ka thënë Meta.

E ndaj kësaj deklarate të Metës, ka reaguar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se SEECP nuk e njeh të ashtuquajturën Republikë e Kosovës, sikurse edhe nikoqiri, Bosnja e Hercegovina.

“SEECP nuk e njeh të ashtuquajturën Republikë e Kosovës, sikurse edhe nikoqiqi, Bosnja e Hercegovina, prandaj nga pikëpamja diplomatike është më korrekte që kjo të respektohet”, ka thënë Bërnabiq, shkruan mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Ajo në këtë kontekst ka përmendur edhe Rumaninë, Greqinë e Moldavinë.