Besim Tahiri mohon të jetë arrestuar nga Policia e Kosovës

Shefi i Ekzaminerave në Ministrinë e Infrastrukturës, Besim Tahiri u raportua se është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Tahiri ka hedhur poshtë këto raportime duke thënë se nuk është në mesin e personave të arrestuar.

Në një prononcim për Indeksonline, ai ka demantuar se është arrestuar.

“Është dalë emri imë dhe fotografi, ndërsa unë në nuk jam në mesin e të arrestuarve. Kështuqë kërkoi të demantohet lajmi. Ndërsa, për gjëra tjera drejtoheni në zyre të informimit në Ministri të Infrastrukturës.”, u shprehë ai.