Biden dënon operacionin ushtarak të Rusisë në territorin e Ukrainës

Në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, presidenti amerikan, Joe Biden, dënoi operacionin ushtarak të Rusisë në territorin ukrainas dhe përsëriti mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden në një deklaratë me shkrim tha se presidenti ukrainas kishte kontaktuar me të.

Biden tha se dënon “sulmet e panevojshme dhe të paligjshme të forcave ushtarake ruse”, si dhe njoftoi Zelenskiy-n për dënimin ndërkombëtar, duke përfshirë takimin e sotëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Zelenskiy më kërkoi që t’u bëj thirrje liderëve botërorë që të kundërshtojnë hapur ofensivën e neveritshme të Putin-it dhe të mbështesin popullin ukrainas. Do të takohem me liderët e G7-tës. SHBA, partnerët dhe aleatët e saj do të vendosin sanksione të rënda ndaj Rusisë. Do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë dhe mbështetje për Ukrainën dhe populli ukrainas”, deklaroi Biden.