Rama i buzëqeshur takon Kurtin

Delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, tashmë ka arritur në Prishtinë në mbledhjen e dy qeverive.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u prit me nderime shtetërore nga homologu i tij kosovar, Albin Kurti.

Ajo çka bie në sy është se përkundër qëndrimeve shpeshherë të kundërta që kanë Rama e Kurti, në fillim kryeministri Rama ishte mjaft i buzëqeshur kur u takua me Kurtin.

Pas intonimit të dy himneve, ashtu siç e do protokolli, Rama u përshëndet me të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar.