Biden: Mbështes përpjekjet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë – Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 14-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Biden, në letër, nuk la pa e përmendur edhe marrëveshjen finale Kosovë – Serbi.

Ai tha se e mbështet këtë marrëveshje të përqendruar në njohje reciproke.

“Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke”.