Tjetër i ftuar nga Gjykata Speciale

Ftesat për ish-luftëtarët e UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë, kanë vazhduar edhe sot shkruan Fokusi.info.

Ftesë nga kjo Gjykatë ka marrë Skender Hoti, epror i Brigadës 122 “Imer Krasniqi”.

Njoftimin e ka bërë kryetari i OVL UÇK-së dega në Malishevë, Metush Kryeziu përmes një postimi në Facebook.