Biden rrëzohet disa herë duke u ngjitur shkallëve të aeroplanit

Presidenti i SHBA-ve, gjatë ditës së djeshme është përballë me një situatë mjaft të pakëndshme.

Siç raportojnë mediat e huaja, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”, Joe Biden, u rrëzua teksa po ngjiste shkallët e aeroplanit.

Biden mori dje avionin Air Force One, për t’u nisur për në Atlantë, ku do të takohej me udhëheqësit e komunitetit aziatik, pas të shtënave të së martës në qendrat e masazheve.

78-vjeçari u pengua disa herë teksa po ngjiste shkallët e avionit.

Biden u ngrit shpejt, bëri një përshëndetje të shkurtë dhe u fut në avion.