Biden shkon në Izrael pasi sulmi në spitalin e Gazës vrau qindra persona

Një sulm në një spital në Gaza vrau qindra palestinezë, duke thelluar tensionet në Lindjen e Mesme dhe duke rritur rrezikun për presidentin e SHBA-së Joe Biden ndërsa, ai fluturoi për në Izrael të mërkurën për të sinjalizuar mbështetjen për luftën e tij kundër Hamasit.

Zyrtarët palestinezë thanë se një sulm ajror izraelit goditi spitalin, me ministrin e shëndetësisë të Autoritetit Palestinez që akuzoi Izraelin se shkaktoi një masakër, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Izraeli theksoi se fajin për shpërthimin në spitalin Al-Ahli al-Arabi e kishte një lëshim i dështuar të raketës nga grupi Palestinez i Xhihadit Islamik, i cili mohoi përgjegjësinë.