Bie edhe IKSHPK, Syla: Nuk ka opozitë nëse nuk i kërkojnë dorëheqjen Naser Ramadanit dhe Lul Rakës

Analisti Valon Syla ka komentuar letrën që i pari i IKSHPK, Naser Ramadani i ka dërguar Presidentes Vjosa Osmani për t’i shtyer zgjedhjet. Syla ka thënë se opozita duhet të kërkojë dorëheqjn e Naser Ramadanit dhe Lul Rakës.

Valon Syla ka numëruar rekomandimet që ky institut ka bërë në vazhdimësi e që sipas Sylës të gjitha janë kërkuar nga Qeveria Kurti.

“Njëherë thanë me kërkesë të Albin Kurtit e Qeverisë, se u shëndoshëm e kaluam virusin. Pastaj thanë po i lejojmë dasmat e diskotekat, dhe po hapemi krah me krah. Tash kur e bonën masakër me virus, përsëri llaskuca me i shërby edhe një herë Albin Kurtit se po tutet me hy në zgjedhje, duke kërku rekomandim për shtyerje të zgjedhjeve”, ka shkruar ndër të tjerash Valon Syla në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Nuk ka opozitë nëse krejt partitë politike nuk ja kërkojnë dorëheqjen Naser Ramadanit edhe Lul Rakës, dorëheqjen. Se 1 herë thanë me kërkesë të Albin Kurtit e Qeverisë, se u shëndoshëm e kaluam virusin.
Pastaj thanë po i lejojmë dasmat e diskotekat, dhe po hapemi krah me krah. Tash kur e bonën masakër me virus, përsëri llaskuca me i sherby edhe një herë Albin Kurtit se po tutet me hy në zgjedhje, duke kërku rekomandim për shtyerje të zgjedhjeve.
Ikni prej aty. Llaskuca. Kishe doktora, keni vetëdije ju ma të naltë. Na keni varros me masa tu e ngu Qeverinë, tash hajde kallxonani edhe për politikë more lareca, llaskuca.