Bie lopa në pus, pamje kur e shpëtojnë zjarrfikësit në Bresalc (video)

Një lopë e cila kishte rënë në një pus të thellë ka bërë që të intervenojnë zjarrfikësit për ta shpëtuar.

Ekipi i zjarrfikësve në Gjilan ka intervenuar për të shpëtuar lopën e cila kishte rënë në një pus në fshatin Bresalc.

Siç shihet në këtë video, zjarrfikësit me ndihmën e disa mjeteve, e nxjerrin atë nga gropa.