Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i mituri

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së martës në fshatin Barbullush në Vaun e Dejës, ku ka humbur jetën një i mitur.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi E.A. 14 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.