Vërshohet nga shiu ky qytet i Kosovës (foto)

Komuna e Junikut dy ditët e fundit është goditur nga stuhi të forta dhe të reshura të mëdha të shiut. Nga stuhia dhe shiu janë shkaktuar dëme në rrjetin energjetik dhe lokacione të caktuar janë vërshuar.

Kjo komunë ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike të dielën ka vazhduar angazhimin në lokalizimin e dëmeve dhe evidentimin e zonave më të prekura nga stuhia dhe të reshurat e mëdha të shiut, duke bërë përpjekje që situatën ta mbajë nën kontroll që të mos ngjallet panik tek qytetarët dhe ata të ndihen të sigurt.

Komuna që drejtohet nga Agron Kuçi, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes në këto ditë të reshjeve të shiut.