Bie nga lartësia, humb jetën i moshuari

Një 83-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë në Durrës, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar, teksa viktima është identifikuar me incialet J. P..

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.