Veprimtari Haki Morina kandidat i PDK-së për deputet, nga lista e diasporës

Partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen me 14 shkurt.

Megjithëse ende zyrtarisht nuk ka filluar fushata zgjedhor, tubime të shumta po mbahen nëpër vende të ndryshme të Kosovës nga subjektet politike e po ashtu edhe nga kandidatët për deputetë.

Klina info ka publikuar emrat e kandidatëve nga Klina që do të jenë në listat e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Klina Info merr vesh se në listën për deputet nga PDK do të jetë edhe veprimtari Haki Morina.

Ai do të përfshihet nga vendet e rezervuara nga PDK për diasporën.