Bie nga një lartësi, vdes një punëtor në Prishtinë – arrestohet pronari i lokalit

Një person ka ndërruar jetë pasi derisa kishte qenë duke punuar është rrëzuar nga një lartësi.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:14 në lagjen Veternik, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar është rrëzuar nga një lartësi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes është dal edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërkaq, tutje në raport thuhet se i dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtës për 48 orë.