Sekretari i NATO’s për situatën në veri: Prishtina të mos bëjë hapa të njëanshëm e destabilizues

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, për ngjarjet në Kosovë.

Ai tha se Kosova duhet të mos ndërmarrë hapa destabilizuese.

“Kam folur me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, rreth Kosovës. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE-ja tani, si mënyra e vetme drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të depërshkallëzojë dhe të mos marrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues. Misioni i NATO-s, KFOR, do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt”, ka shkruar ai në Twitter.