Bie nga shtylla e tensionit të lartë, plagoset rëndë 35-vjeçari

Rigert Ceka 35-vjeç, nga Zerqani i Bulqizës ka rënë nga shtylla elektrike e tensionit të lartë. Ai është ngjitur në shtyllën e tensionit nga ku ka rënë aksidentalisht.

Mësohet se personi në fjalë nuk është elekriçist por është ngjitur për të rregulluar një tel.

35-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Shqiptarja.com