Konjufca pret në takim homologun e tij nga Austria

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Takimi është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës ku pas takimit Konjufca dhe Sobotka do të mbajnë një konferencë për medie.

Po ashtu gjatë ditës kryetari Sobotka, do të pritet në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./eo