Aksident rrugor në Fier, ndërron jetë drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, si pasojë e së cilit ka humbur jetën një person.

Mësohet se në aksion rrugor Fier-Levan, një automjet tip ” Volkswagen” është përplasur me një motor, ku ka gjetur vdekjen drejtuesi i këtij të fundit, 65 vjeçari me inicialet D.N.

Bëhet e ditur se uniformat blu kanë shoqëruar në Komisariat të riun që drejtonte mjetin “Volkswagen”, 24-vjeçarin G.S për veprime të mëtejshme proceduriale

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave.

Shqiptarja.com