Bilanc alarmant i COVID-19 në Maqedoni: 22 viktima për 24 orë

Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 22 pacientë të infektuar me Covid-19.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thotë se nga kryerja e 2953 testeve të dyshuara, 556 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Po ashtu, autoritetet theksojnë se në orët e fundit janë shëruar 404 qytetarë, ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve me coronavirus, që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 86150.

Në vendin fqinj deri tani kanë humbur jetën 2614 qytetarë, shumica prej tyre me sëmundje të tjera shoqëruese.

Kryeqyteti i vendit, Shkupi, kryeson listën e qyteteve si për numrin e të vdekurve ashtu dhe për të infektuarit me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të mos neglizhojnë masat anticovid, të mbajnë maskë dhe të shmangin ato vende, ku vihen re grumbullime masive.