Bilanci i pandemisë gjatë mandatit të Vitisë, mbi 1 mijë të vdekur e 76 mijë të infektuar

Arben Vitija ka zyrtarizuar sot dorëheqjen e tij nga posti i Ministrit të Shëndetësisë.

Gjatë mandatit të tij 6 mujor në Kosovë janë shënuar 1 mijë e 167 raste të vdekjes nga COVID-19.

Derisa me po të njëjtin virus, po brenda të njëjtës periudhë, janë infektuar 76,355 qytetarë.

Në 192 ditët e Arben Vitisë në krye të MSH-së janë administruar 1 milionë e 347 mijë e 289 vaksina.

Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.