Mediet botërore i bëjnë jehonë gafës me himnin e Shqipërisë, italianët e mbajnë lajm të parë

Mediat botërore i kanë kushtuar një hapësirë të konsideruar gafës së organizatorëve francezë me himnin shqiptar në fillim të takimit me Francën.

Mediet prestigjioze evropiane dhe botërore, e kanë pasqyruar ngatërresën me himnin, teksa tregojnë ngjarjen si ndodhi, dhe më tej edhe refuzimin e lojtarëve shqiptarë për të luajtur pa kënduar himnin e tyre.

Media si “Sky Sports”, “Metro”, “The Sun”, “ESPN”, apo edhe “Fox Sport” tregojnë ngjarjen që bëri bujë, ndërsa edhe francezet si “Le Figaro” apo “L’Equpie” i kushtojnë një hapësirë të konsiderueshme.

Por, ajo që bën akoma më bujë janë italianet “Gazzetta dello Sport”, apo “Corriere dello Sport”. Në Për një kohë të gjatë teksa luhej ndeshja, “Gazzetta” e kishte lajm të parë atë të gafës me shqiptarët, ndërsa edhe “Corriere” e mbante në ballinën e faqes së saj online.