Biseda Conte-Messi, zbulohet se çfarë i tha Conte

0
246

Lionel Messi shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Chelseas në “Camp Nou”.

Pas përfundimit të ndeshjes, Antonio Conte iu afrua argjentinasit ku pati një bisedë të shkurtër me të.

Kjo normalisht që nuk i shpëtoi mediave ndërkombëtare të cilat i kushtuan një vëmendje të veçantë këtij momenti.
Janë mediat spanjolle ato të cilat zbardhin fjalët e Contes në drejtim të Messit:

“Më vjen keq që u eliminova, por të uroj shumë fat në të ardhmen. Ti je një maestro që stë ndal dot njeri”, janë këto fjalët e Contes në drejtim të magjikut argjentinas.