Bitcoin vendos rekord të ri, arrin në 60 mijë dollarë

Kriptomonedha Bitcoin ka arritur në 60,000 dollarë, në një rekord të ri historik teksa ajo vijon të rritet me shpejtësi.

Kriptomonedha u ngjit më shumë se pesë për qind të shtunën, duke arritur 60,200 dollarë në Binance, shkëmbimi më i madh i kriptovalutave për sa i përket vëllimit të tregtimit.

Rritja e çmimit vjen ndërsa SHBA-ja fillon shpërndarjen e çeqeve si pjesë e një pakete masive stimuluese prej 1.9 trilionë dollarësh. Analistët dhe investitorët kanë spekuluar se shumë amerikanë mund të përdorin paratë për të investuar në bitcoin.

Të martën, vlera e tregut të Bitcoin tejkaloi 1 trilion dollarë për herë të dytë në histori.

Bitcoin ka qenë në rritje pas një korrigjimi të tregut që çoi çmimin e tij duke rënë disa përqind në fund të shkurtit.