Blegtori nga Malisheva që mbanë familjen 31 anëtareshe me kope të dhive (video)

Rexhep Berisha, banor i fshatit Gurëbardh të Malishevës, ka krijuar një fond të dhive prej 320 krerësh e për to kujdesen 31 anëtarë të familjes së tij.

Por ndihmën kryesore e ka dhënë një vëlla i tij nga kurbeti.

Familja nga Malisheva që zotëron këtë fermë rrëfen më shumë për vështirësitë që po hasin në shitjen e produkteve që po prodhohen në këtë fermë, e më së shumti vështirësitë në shitjen e qumështit.

Fermeri në fjalë tregon se ndihmën me të madhe e ka marrë nga vëllai i tij që ndodhet në Zvicër dhe se këtë fermë e kishte nisur nga vetëm një dhi e vetme.

Për më shumë ndiqeni videon me rtv21: