KQZ-ja s’jep afat kur shpallen rezultatet, pas certifikimit do të njoftohet Presidenti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk mund të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme pa marre konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Gjykata Supreme se nuk janë duke shqyrtuar ndonjë anesë.

Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, i tha Ekonomia Online se vetëm pas konfirmimit nga këto dy institucione mund të procedojnë më shpalljen e rezultateve përfundimtare.

“Aktualisht KQZ-ja nuk mund të shpallë rezultatet përfundimtare sepse duhet të presim përfundimin e të gjitha çështjeve të cilat mund të jenë parashtruar në institucionet e tjera, pra para se të procedojmë më shpalljen e rezultateve përfundimtare ne duhet të marrim konfirmim nga ana Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se dhe nga ana e Gjykatës Supreme se nuk ndonjë çështje për tu shqyrtuar ose vendosur”.

“…vetëm pasi të kemi këto konfirmime nga këto institucione KQZ-ja mund të procedojë tutje drejt shpalljes së rezultateve përfundimtare të këtyre zgjedhjeve”.