Mustafa: S’është punuar asgjë për pandeminë, sjellja diktatoriale e Kurtit të eliminohet me çdo kusht

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa sonte në ‘Click’ ka thënë se vendimet e Qeverisë Kurti drejt pandemisë janë antikushtetuese, duke theksuar se Kurti po aplikon njëfarë sjellje diktati.

Mustafa ka thënë se nuk është punuar asgjë dhe se sjellja e Qeverisë Kurti në detyrë, është jo e mirë.

‘’Gjendja e jashtëzakonshme ka qenë një keqkuptim i madh. S’ka pasë tentativë që dikush t’ia marrë komeptencat dikujt tjetër. Një garë mes kryeministrit dhe presidentit”.

”S është punuar asgjë, sepse ka mujt të iniciohet edhe ligji sic ka propozu gjykata kushtetuese. Kemi një sjellje jo të mirë e cila po shkon kah sjellja e diktatit e kësaj qeverie, që me cdo kusht duhet të eliminohet. Një sjellje e tillë është bë edhe e Sveçlës, i cili përmes vendimit lejon ardhjen e deputetëve në Kuvend’’ ka shtuar Mustafa.

‘’Masa të pararsyeshme, nuk kemi një popull të pa marrur vesh’’.