Përfundon mbledhja e kryesisë, pas pak seanca për votimin e Qeverisë

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku është marrë vendim që në ora 17:00 të mbahet seanca plenare.

Në këtë seancë pritet të votohet Qeveria Kurti 2.

Ishte VV që propozoi që seanca të mbahet prej prej orës 17:00, çka është mbështetur nga Kryesia.

Ndryshe, sot gjatë orëve të paradites është mbajtur seanca konstituive.

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit, ndërsa gjatë ditës Vjosa Osmani ia dorëzoi edhe pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës.

Pak kohë më pas, Konjufca nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozoj mandatarin për Kryeministër.