Blerim Reka i propozuari i Kurtit për Ministër të Jashtëm të Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar sot se i propozuari i tij për Ministër të Jashtëm të Kosovës është politikani nga Maqedonia e Veriut, Blerim Reka.

Në një videomesazh, Kurti ka dhënë propozimet e tij për ministra nga VV duke bërë thirrje që edhe LDK t’ia dërgojë propozimet e saj, njofton Klan Kosova.

Reka ka qenë kandidat për President të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e fundit të mbajtura në këtë vend, ndërsa ka pasur përkrahjen e plotë të Kurtit.