Blerja e armëve për policinë, Basha e ngacmon opozitën: Po bërtasin ‘haLxhitni paLet’ – paret harxhohen, por jo duke blerë toka

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar pasi kreu i MPB-së ka njoftuar se secila patrullë e Policisë së Kosovës do të jetë e pajisur me armë të gjata.

Basha ka thënë se sot po harxhohen paratë, por jo për “të blerë toka”, por duke blerë armatim.

“ 𝗧ë 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮 𝗽𝗮𝘁𝗿𝘂𝗹𝗹𝗮𝘁 𝗲 𝗣𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝘀ë 𝘀ë 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃ë𝘀 𝗽𝗼 𝗽𝗮𝗷𝗶𝘀𝗲𝗻 𝗺𝗲 𝗮𝗿𝗺ë 𝘁ë 𝗴𝗷𝗮𝘁𝗮!

Tani po bërtasin, “haLxhitni paLet.”

Paret harxhohen, por jo tu ble toka me forcu veten, por duke ble armë me forcu shtetin! Mos kofsha n’lëkuren e juve sa vështirë e keni”, ka shkruar Basha.