Bleta shpallet specia më e rëndësishme në planet

Instituti Earthwatch në debatin e fundit të Royal Geographic Society të Londrës, erdhi në përfundim se bletët janë specia më e rëndësishme e gjallë në planet, megjithatë, shkencëtarët kanë bërë edhe një njoftim shqetësues: Bletët tashmë kanë hyrë në rrezik zhdukjeje, njofton Meteoballkan.

Bletët në të gjithë botën janë zhdukur deri në 90% sipas studimeve të fundit, arsyet janë të ndryshme në varësi të rajonit, por ndër arsyet kryesore janë shpyllëzimi masiv, mungesa e vendeve të sigurta për fole, mungesa e luleve, përdorimi i pesticideve të pakontrolluara dhe ndryshimet në tokë, ndër të tjera.

Në një studim të realizuar u përcaktua se bletët janë specia e vetme e gjallë që është nuk është bartës i ndonjë lloj patogjeni, pavarësisht nëse bëhet fjalë për kërpudhat, viruset apo bakteret.

Bujqësia e botës varet nga 70% prej këtyre insekteve, për ta thënë më qartë dhe drejtpërdrejt, mund të themi se 70 nga 100 ushqime ndërhyhen në favor të bletëve.

Gjithashtu pjalmimi që bëjnë bletët lejon që bimët të riprodhohen, nga të cilat miliona kafshë ushqehen, pa to, fauna do të fillojë së shpejti të zhduket.

Mjalti i prodhuar nga bletët, jo vetëm që shërben si ushqim, por gjithashtu ofron shumë përfitime për shëndetin dhe lëkurën tonë.

Sipas një thënie që i atribuohet Albert Ajnshtajnit theksohet; Nëse bletët zhduken, njerëzit kanë 4 vjet për të jetuar.