Bilanc tragjik në Maqedoninë e Veriut, 9 viktima dhe 176 të infektuar me Covid-19

Maqedonia e Veriut ka shënuar një bilanc tragjik në viktima nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit vendi ka kryer 870 teste dhe nga këta 176 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë edhe 9 persona, 7 Shkupi, 1 nga Struga dhe 1 nga Tetova.

Rastet e reja me COVID-19 janë të shpërndara sipas qyteteve të mëposhtme:

Shkup – 61

Tetovë – 22

Strugë – 19

Shtip – 14

Ohër – 14

Kumanovë – 8

Gostivar – 7

Kërçova – 6

Prilep – 5

Veles – 5

Resnjë – 5

Manastri – 3

Koçan – 2
Strumicë – 1

Demir Hisar – 1

Dibër – 1

Pehçevë – 1

Probishtip – 1

Po ashtu janë shëruar edhe 80 pacientë.