Merr flakë automjeti me 2 persona brenda

Përfshihet nga flakët një automjet në Delvinë.

Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Vllahat.

Mësohet se brenda mjetit ndodheshin dy persona.

Njëri prej persona është nxjerrë me shpejtësi dhe është dërguar në spital.

Ende nuk dihet gjendja e personave, apo shkaqet që çuan në shpërthimin e flakëve.

Policia dhe zjarrëfikësja ndodhen në vendngjarje ndërsa po punohet për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes./noa.al/