Blinken për shpërthimin në spitalin në Gaza: I trishtuar, civilët duhet të mbrohen

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se të gjithë civilët, izraelitë dhe palestinezë, duhet të mbrohen.

Ky reagim i Blinkenit vjen pas shpërthimit në spitalin Al Ahli në Gaza, për të cilin tha se është “i trishtuar thellësisht”.

“Siç tha presidenti Biden, ‘Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pa mëdyshje për mbrojtjen e jetës së civilëve”, tha ai.

Kujtojmë se në spitalin Al Ahli në Gaza, mbrëmë ndodhi një shëprthim i fuqishëm ku la të vdekur së paku 500 persona.