Digjet një makinë pranë konsullatës italiane në Vlorë

Një automjetet është përfshirë mbrëmë nga zjarri teksa ishte në ecje në lagjen “10 Korriku”, pranë konsullatës italiane në Vlorë.

Mësohet se automjeti është tip “Lancia” në pronësi të shtetasit Besmir Brahimi.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa makina është shkrumbuar pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse./A2 CNN