Bllokon trafikun duke bërë rrathë në autostradë (video)

Më herët, ishte krijuar një lloj sfide, pjesë e së cilës shoferët nxiteshin që të bënin rrathë të shpejta në mes të autostradave për të penguar trafikun për qarkullim.

Por, policia në Shtete e Bashkuara veproi me shpejtësi duke i dënuar ashpër, të gjitha ata që përfshiheshin në këtë sfidë, transmeton lajmi.net.

Ditëve të fundit, janë shpërndarë pamjet, që e tregojnë një Chevrolet Camaro, derisa bënte rrathë të shpejta në një autostradë, duke bllokuar automjetet.

Shoferët që e kishin të pamundur të lëviznin, telefonuan policinë që tani janë vënë në kërkim të këtij shoferi dhe shoqëruesve të tij.