Murati: 80 milionë euro në vit për veteranët, duhet pastruar listat

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka raportuar para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur më masat e veçanta dhe aktivitetet e ministrisë në fushën e mirëqenies sociale.

Murati ka thënë se neni që e lidh pagën minimale me pensionin e veteranëve është fshirë nga Ligji për pagën minimale qysh në vitin 2017.

Murati ka thënë po ashtu se 80 milionë euro në vit sillen pagesat për veteranët.

“Mos te harrojmë, neni 18 që e lidh pagën minimale me pensionin e veteranëve është fshirë në vitin 2017. Fshihet neni 18 dhe kësisoj behet shkëputja e pagës se veteranit. Duhet të behet një pastrim i listave, fillimisht për shkak të historisë sonë për t’i trajtuar drejtë ata që njëmend kanë luftuar, duhet të bëhet diferencimi”, ka thënë ai.