Bllokuohet rruga për Gërmi: Nxënësit të revoltuar me mbylljen e gjimnazit “Ahmet Gashi”

Vendimi i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës, ka nxjerrë nxënësit e gjimnazit “Ahmet Gashi” në rrugë.

Ata po e kundërshtojnë ashpër mbylljen e objektit në të cilin ata po vijonin mësimin deri dje.

Nxënësit e kësaj shkolle aktualisht e kanë bllokuar rrugën për në Gërmi, duke protestuar kështu kundër këtij vendimi.

Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinës ka vendosur që Gjimnazi “Ahmet Gashi” të mbyllet dhe nxënësit e kësaj shkolle do të vendosen në dy shkolla tjera.

Në rrethojat e oborrit të kësaj shkolle, sonte janë vendosur shiritat, ku ndalohet hyrja e nxënësve në objektin e kësaj shkolle.

Mësohet se nxënësit e klasës së 10-të të kësaj shkolle do të vendosën në objektin e Shkollës Fillore “Emin Duraku”, kurse klasat e 11-ta dhe të 12-ta do të vendosën në Gjimnazin “Sami Frashëri”.

Mësimi në këtë shkollë është ndërpre, pasi është vlerësuar se objekti i kësaj shkolle nuk i plotëson kushtet dhe standardet e kërkuara për vijimin e mësimit.