Boiken Abazi: LDK të mos mburret shumë pse e kemi zgjedh për partner

Anëtari i VV-së nga Shqipëria, Boiken Abazi i ka reaguar ashpër nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri rreth deklaratave të këtij të fundit se kryeministri i vendit kalon nga zyrat e LDK-së.

Abazi thotë se arsyeja pse LDK është marrë në konsideratë për formimin e qeverisë është integriteti i Lëvizjes për të mos bërë koalicion me partitë që qeverisën në mandatin e fundit, nisur dhe nga bashkëpunimi mes Lëvizjes dhe LDK-së në opozitë.

Abazi thekson se Lutfi Haziri nuk bën të mburret pasi LVV ka vendosur ta bashkëpunojë me LDK për të mirën e qytetarë që zgjodhën me 6 tetor Albin Kurtin kryeministër të vendit.