Deklaratat për “vrasjen” e Kurtit, merret në pyetje nga Policia edhe Rapsodi shqiptar

Policia e Kosovës është duke e marr në pyetje rapsodin e njohur shqiptar nga Drenasi, Nuredin Gashi i njohur si ‘Nur Drenica’.

Lajmin e ka konfirmuar vet ai

Ai dje e përkrahi deklaratën e kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ku u përmend vrasja e kryeministrit Albin Kurti, shkruan kosovalive.net

Gashi mbrëmë në një lidhje direkte në “Debat Plus”, Gashi ka komentuar deklaratën e Faton Klinakut gjersa e quajti tradhtar Kurtin dhe subjektin politik të tij.

“E kam thënë dhe e them prapë, nuk e marr tragjike deklaratën e Faton Klinkaut sepse atdheu është më me vlerë sesa të gjitha. Konsideroj se çdo njeri i cili bën të këqija, siç bën Albin Kurti, dhe po të isha në vendin e tij, duhet të vritet patjetër sepse është tradhti ndaj atdheut. Konsideroj se partia e Kurtit dhe stafi i vet janë tradhtarë të vendit”, kishte deklaruar ai.