Bojkotimi i seancave nga VV-ja/ Kadrijaj: Model i ri i Kurtit, po shkel ligjin

Disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, e kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita, që ka të bëjë me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj për Front Online ka folur për këtë cështje.

Ajo tha që Qeveria Kurti vazhdimisht po shkel ligjet e rregulloren e Kuvendit.

“Këta vazhdimisht janë duke shkel ligjet, janë duke e shkel rregulloren e Kuvendit, janë duke e shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sepse në asnjë praktikë nuk ka ndodh që mazhoranca ta bojkotojë seancën”, u shpreh ajo.

Bojkoti i seancave nga VV-ja, deputetja Kadriaj thotë që është model i ri i Kurtit.

“Ka ndodh që opozita me bojkotu seancën, tani ky është model i ri i Albin Kurtit duke dashur të bëjë popullizma me çështjet e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë ajo.